Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lehtësohen kriteret e kredisë konsumatore, por shtrëngohen ato për banesat

13:46 / May 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriteret e kredisë për individët ishin të copëzuara gjatë këtij tremujori, me një lehtësim të tyre për kreditë konsumatore dhe një shtrëngim në kreditë e dhëna për financimin e blerjeve të banesave.

Lehtësimi i standardeve për kredinë konsumatore doli jashtë pritshmërisë së Bankës së Shqipërisë, pasi parashikohej një shtrëngim të kushteve si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat kanë tërhequr individët për të aplikuar për kredi konsumatore përmes reduktimit të komisioneve, aplikimit të marzheve më të ulëta dhe shtimit të madhësisë së huasë.

Gjithashtu, si faktorë që ndikuan në lehtësimin e kushteve e termave të kreditimit për individët ishin shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, toleranca më e lartë e bankave kundrejt marrjes përsipër të riskut apo zgjatja e maturitetit të kredisë vetëm në kreditë e miratuara me qëllim financimin e konsumit. Raporti i huave të dhëna ndaj totalit të aplikimeve për kredi ishte më i lartë, i nxitur prej perceptimit të bankave mbi aftësinë paguese të individëve dhe historikut të tyre të kreditit.

Në lidhje me huatë lëvruar individëve me qëllim blerjen e banesave, bankat shtrënguan disi elementet çmim, nëpërmjet aplikimit të marzheve më të larta. Shtrëngimi i standardeve u bazua edhe në perceptimin e bankave mbi zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave, ambientin e normave të interesit apo kërkesat më të larta për kolateral në kreditë për blerjen e banesave.

Edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, situata ishte e njëjtë. Shtrëngimi i standardeve u aplikua vetëm në huatë për blerjen e banesave, e ndikuar nga një bankë e vetme e sistemit. Nga ana tjetër, standardet e kreditimit u lehtësuan në kreditë konsumatore.

kredisë konsumatore tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.