Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Leksion” nga Bare për kombëtaren: Dy ditë je mbreti, të tretën askushi. Në 100% ose vjen tjetri dhe të ha

09:26 / June 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keidi bare 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Keidi Bare është një nga të “palodhurit” e kombëtares shqiptare të futbollit, një lojtar i cili nuk ndalet asnjëherë gjatë ndeshjeve, duke vrapuar e luftuar nga minuta e parë deri në të fundit. Futbollisti shpjegon filozofinë e tij në një intervistë të dhënë për prestigjozen spanjolle “AS”, kur është pyetur për komëbtaren shqiptare dhe faktin se kishte humbur për shkak të pandemisë miqësoret e marsit.

“Para se të ndaleshim, edhe unë, edhe Sadiku, ishim thirrur për dy miqësoret. Po i prisja me shumë dëshirë, shpresoj që të më thërrasin përsëri kur të kthehet normaliteti. Të jesh pjesë e kombëtares është si një ëndërr për mua. Kur kam shkuar atje, gjithmonë kam luajtur dhe kam qenë titullar. I jam shumë mirënjohës trajnerit dhe shokëve të skuadrës. Por duhet të shohësh përpara, nuk duhet të kënaqesh. Në futboll dy ditë je mbreti, të tretën je askushi. Nëse nuk je gjithmonë në 100%, vjen tjetri dhe të ha”, ishte mesazhi i qartë i Bares për mënyrën se si e sheh ai lojën dhe çfarë duhet bërë për të pasur sukses në këtë sport.

Mesfushori ndodhet në një pikë delikate të karrierës, pasi në verë mund të largohet nga Malaga, e cila e sheh si një element që mund t’i sigurojë të ardhura të rëndësishme për të përballuar krizën ekonomike.

“Kam kontratë deri në vitin 2021. Por nuk dua të shoh të ardhmen kur nuk e dimë as se çfarë do të na sjellë e tashmja. Nëse klubi vendos që Keidi Bare duhet të largohet pasi i nevojiten para, siç e di e gjithë bota, atëherë ndoshta do të më duhet të largohem, nuk më mbetet gjë tjetër. Megjithëse unë nuk dua të largohem nga këtu. Këtu ndjej që më duan, jam si në shtëpinë time. Tani mendjen e kam këtu, por nëse vendosin që duhet të largohem, nuk më mbetet të bëj gjë tjetër”, tha Bare ndër të tjera në intervistën e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.