Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lektori shqiptar në Angli: Ka paragjykim ndaj burrave shqiptarë, thuhet që merren me krim të organizuar

23:43 / November 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lektori 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtunën, në Londër u mbajt një protestë e emigrantëve shqiptarë në Angli në shenjë pakënaqësie ndaj deklaratave të Sekretares së Brendshme britanike që i konsideroi emigrantët shqiptarë si “pushtues”.

Në fakt, çështja e emigrantëve shqiptarë në Angli është një temë tepër e diskutuar javët e fundit.

Lektori shqiptar në Britani të Madhe, Andi Hoxhaj, në një lidhje direkte për emisionin ‘Opinion’, thotë se ndaj shqiptarë në Angli ka nota paragjykimi. Madje ndaj burrave shqiptarë, ekziston një paragjykim që thuhet se janë të përfshirë në krimin e organizuar.

Lektori Andi Hoxhaj: Kryesisht po raportohet që shtëpitë e barit janë nga shqiptarët. Dhe kur shikojnë të gjithë shqiptarët, shumica e tyre janë ndërtues të paktën shumica e atyre me të cilët kemi folur, në shumë raste u çojnë bashkinë, u çojnë policinë, e kështu me radhë me arsye duke thënë sikur janë duke bërë një aktivitet që është i dyshimtë.

Blendi Fevziu: Ju vetë çfarë jeni? Çfarë profesioni keni?

Lektori Andi Hoxhaj: Unë jap mësim në Fakultetin e Drejtësisë.

Blendi Fevziu: Ka një numër shumë të madh të komunitetit shqiptar të integruar shumë mirë në Britaninë e Madhe. Edhe në lidhje të drejtpërdrejta që kemi pasur kemi gjetur me dhjetra persona të cilët janë përfshirë në të njëjtin nivel me kombësi të tjera, madje dhe me vetë britanikët në Britaninë e Madhe. A ka paragjykim ndaj këtyre personave? Jo atyre që janë në punë pak më problematike, por atyre që janë të integruar në Britaninë e Madhe falë kësaj klime të ditëve të fundit?

Lektori Andi Hoxhaj: Ka njëfarë paragjykimi nga mënyra se si shikohen. Dhe kryesisht etiketimi që u është bërë është që të gjithë burrat shqiptarë merren me krimin e organizuar. Kështu që nga kjo pjesë shikohen si të dyshuar apo kombësia e tyre shikohet si e dyshuar. Dhe ka patur goxha raportime që ka patur dhe se si ata vazhdohen të shikohen. Mirëpo impakti që ajo ka është pak e vështirë për ta parë aktualisht, por sigurisht që ndihet ky targetim që atyre u është bërë. Mund ta shikoni në mediat online, mund ta shikoni në intervistat që jepen.

Blendi Fevziu: Po në bisedat me kolegët tuaj, cili është qëndrimi juaj? A ja u përmendin këtë apo janë më të kuptueshëm?

Lektori Andi Hoxhaj: Ka patur disa që kanë qenë dyshues nga biseda se si po trajtohet. Një pjesë e tyre kanë qenë të hapur, duan ta dinë dhe thonë pse po vijnë gjithë këta veta nga Shqipëria? Mos është Shqipëria në luftë? Çfarë po ndodh në Shqipëri që po shikojmë një numër kaq të madh? Disa janë edhe realisht të shqetësuar përse është ky problem.

andi hoxha angli Emigrantet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Fundjava me mot të paqëndrueshëm

13:58 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.