Lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur Tiranën rreth ores 2 pas mesnate. Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, dhe intensitet 4 ballë.

Mësohet se epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 10 km afër Durrësit, ndërsa nuk raportohen dëme materiale. Ndërkohë lëkundje të tjera janë shënuar më herët, por me një intensitet më të ulë që variojnë nga 2.5 në 3.5 të shkallës Rihter.

