Lëkundje të forta janë ndjerë rreth orës 23.15 në Vlorë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë ndjeshëm pasi epiqendra ka pasur një thellësi të vogël prej 2 km dhe me intensitet katër ballë.