Lëkundjet nuk kanë të ndalur në zonën që u godit nga tërmeti katastrofik i mëngjesit të 26 nëntorit, teksa banorët kanë kaluar edhe një tjetër natë jashtë nga frika e paniku.
Disa kanë vendosur të braktisin Tiranën, duke qenë se dhe këto janë ditë pushimi për shkak të festave kombëtare, ndërsa të tjerë kanë gjetur një vend të sigurtë për të parkuar makinën e tyre e për të qëndruar jashtë.
