Qendra Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC) ka qenë ndër më të ndjekurat këto ditë nga shqiptarët, saqë më herët në një status të saj në Twitter ajo u shpreh se nuk kishte pasur kurrë kaq shumë dëshmi të mbërritura në faqen e saj mbi tërmetet.
Por tetë ditë më pas, në një tjetër postim të saj, EMSC thotë se vala e pasgoditjeve po vjen duke u shuar, dhe aktiviteti do të rikthehet në nivel normal.
“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, thuhet në postimin e EMSC.

