Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Twitter” ka reaguar për një letër që presidenti Meta i ka dërguar presidentit të OSBE.
Rama thotë se shpreson që kjo të mos jetë e vërtetë, pasi OSBE do kujtojë se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me kreun e shtetit.
“Kjo letra e Ilir Metës për Presidentin e OSBE inshallah ka humbur rrugës e s’ka arritur në destinacion, se do kujtojnë bota se është shkruar nga ndonjë humorist që ka dashur të tallet me Presidentin e Republikës, duke e nxjerrë si një të lajthitur që bërtet pa ditur çfarë flet!”, shkruan Rama.
