Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Letra prekëse e 19-vjeçares nga Korça, një ditë para se të ndërronte jetë: Ju lutem shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti

19:48 / February 1, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1706805354xdarda dhimajpg 891
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë, u nda nga jeta 19-vjeçarja korçare Darda Dhimo, e cila pak kohë më parë ishte diagnostifikuar me leucemi akute.

E reja e cila sapo kishte mbaruar vitin e parë të universitetit mësoi për sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët. Por dëshira e saj e madhe për të ndihmuar të tjerët dhe për të jetuar u prenë në mes pasi sëmundja ishte më e rëndë.

Edhe pse e dinte se sëmundja po i merrte jetën dita- ditës, ajo nuk hoqi për asnjë moment dorë nga besimi në Zot, jeta dhe të shijuarit e momenteve ashtu siç ishin në rrethanat e reja.

Ajo i gëzohej një muzgu shumëngjyrësh në dritaren e spitalit, apo edhe eklorimit të ambienteve të spitalit e kalimit të kohës me mjekët e infermierët.

Sëmundja dhe kimioterapitë po e lodhnin dita-ditës, por buzëqeshja nuk venitej kurrë prej fytyrës së saj, as atëherë kur e merrte malli për detin, diellin apo një përqafim të ngrohtë nga miqtë.

Darda, kishte një merak të vetëm, që vetë nuk e bëri dot: Të shijonte çdo ditë si dhuratë nga Zoti dhe çdo moment me familjen e miqtë e saj.

Deri në frymën e fundit, ajo diti të ishte falenderuese ndaj Zotit dhe shpresës që ai u dhuroi çdo ditë, në këto 19 vite jetë.

Postimi i Dardës, 31.08.2023

Kush do ta kishte menduar se kjo verë do të ishte si kjo!

Më ka marrë malli për plazhin, dallgët, për t’u djegur nga dielli, më ka marrë malli për të qëndruar me miqtë dhe për t’i përqafuar. Të qenit i izoluar nuk është padyshim mënyra më e mirë për të kaluar verën…

Disa përditësime për të gjithë ju:

Dje fillova ciklin tim të tretë të kimioterapisë, që do të thotë se mund të kem edhe pesë të tjera për të bërë. Përfundimisht, gjithçka duket se po përmirësohet dita ditës. Ka gjithmonë momente që kam dhimbje, e lodhur, momente që kam frikë për të ardhmen ose ndonjëherë emocionale, por mund t’ju siguroj se Zoti gjen gjithmonë një mënyrë për të më kthyer buzëqeshjen dhe gëzimin tim!

Gjatë gjithë këtyre ditëve dhe veçanërisht sot jam ndjerë kaq e inkuruar dhe jam përpjekur të shijoj çdo moment të veçantë për aq kohë sa zgjat. Unë kam filluar të shijoj vende të ndryshme në spital dhe çdo moment të vetëm të kaluar me të gjithë stafin mjekësor këtu. Sot më pëlqeu veçanërisht ky muzg i bukur!

Pra, ndërsa e lexoni këtë, këtu është një mesazh nga unë dhe përvoja ime deri tani:

Ju lutem shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti, shijoni mëngjesin kur jeni në gjendje të zgjoheni dhe të ndjeni mushkëritë tuaja duke u mbushur me oksigjen, shijoni shëndetin tuaj fizik dhe shijoni çdo moment të kaluar me familjen dhe miqtë tuaj!

Fatkeqësisht, nuk arrita të bëj asnjë nga këto që kur u sëmura, kështu që të lutem bëje për mua! Përqafoni të veçantët tuaj dhe mbi të gjitha mos harroni të falenderoni të vetmin që na jep jetë dhe shpresë! Vetëm kur na merret diçka, kur kuptojmë vlerën që kishte!

Darda Dhimo tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.