Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizja e lirë drejt BE-së, çfarë ndryshon për shqiptarët nga viti 2021?

15:00 / March 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaportat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brukseli po përgatitet të prezantojë një sistem të ri që synon të shtojë masat e sigurisë për udhëtarët që do të hyjnë në Zonën Schengen të lëvizjes së lirë në Bashkimit Europian. Pjesë e këtij sistemi të ri do të jenë edhe qytetarët shqiptarë, të cilët para se të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së do të kenë nevojë për një autorizim paraprak.

Zona Schengen, e cila përbëhet nga 26 shtete europiane, lejon njerëzit të lëvizin përtej kufijve kombëtarë pa u kontrolluar. Por, sulmet terroriste në Paris, Berlin dhe Bruksel nxorën në pah nevojën për të rritur masat e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së, si dhe brenda Zonës Schengen.

“Euronews” thotë se në objektiv të Brukselit janë qytetarët që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej vendeve të Zonës Schengen.

Pjesë e Zonës Schengen janë Austria, Hungaria, Norvegjia, Belgjika, Islanda, Polonia, Republika Çeke, Italia, Portugalia, Danimarka, Letonia, Sllovakia, Estonia, Lihtenshtejni, Sllovenia, Finlanda, Lituania, Spanja, Franca, Luksemburgu, Suedia, Gjermania, Malta, Zvicra, Greqia dhe Holanda.

Ideja është që qytetarët që do të marrin viza do u kontrollohen kredencialet gjatë procesit. Burim i mundshëm kërcënimi për Brukselin janë qytetarët nga shtete që nuk kanë nevojë për viza.

Skema e quajtur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2021.

Si funksionon ETIAS?

Udhëtarët do të duhet të plotësojnë një formular online që përmban pyetje që kanë të bëjnë të dhënat biometrike, udhëtimin dhe sigurinë. Plotësimi i formularit parashikohet të zgjasë 10 minuta dhe ai do të krahasohet me të dhënat ndërkombëtare e ato europiane për të përcaktuar nëse subjekti përbën kërcënim të mundshëm kriminal dhe terrorist. Brenda 96 orësh aplikuesi do të marrë një përgjigje me email nga ETIAS.

Kostoja e këtij aplikimi do të jetë 7 euro dhe vlefshmëria e dokumentit do të jetë 3 vite, ose deri në skadimin e dokumenteve të udhëtimit të aplikantit. ETIAS do të mund të përdoret për qëndrime nga 90 deri në 180 ditë në Zonën Schengen.

Zhvillimi i ETIAS vlerësohet se do të kushtojë 212.1 milionë euro ndërsa kostoja e operacioneve vjetore arrin në 85 milionë euro. Sipas Komisionit Europian, ETIAS do të funksionojë me sistem vetëfinancimi dhe operacionet vjetore do të mbulohen nga të ardhurat e përftuara nga tarifat.

Shtetet që do të futen në sistemin ETIAS

Udhëtarët ETIAS, të cilët do të kenë nevojë për autorizim paraprak para udhëtimit në Zonën Schengen të BE, përfshijnë qytetarë nga mbi 60 shtete.

Edhe shtetet si SHBA-të, Kanadaja, Australia dhe Zelanda, të cilëve nuk u kërkohet një vizë Schengen, me shumë gjasa do të kenë nevojë për një autorizim ETIAS për të vizituar shtetet europiane nga viti 2021.

Në mesin e shteteve europiane që do të kenë nevojë për një autorizim ETIAS janë janë Serbia, Ukraina, Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. /tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Kreu i Inteligjencës Amerikane: Putin nuk është mik i SHBA-së në çështjen e Ukrainës

16:52 / November 22, 2026

Ahmeti pas takimit me Ramën: Biseduam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe perspektivën evropiane

15:19 / November 22, 2026

Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë

13:27 / November 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.