Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizja e radhës/ Meta i kërkon KQZ-së listën e plotë të deputetëve të Kuvendit

13:55 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Meta i është drejtuar zyrtarisht kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ku i kërkon listën emërore të deputetëve aktual të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa vjen në një kohë kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe një pjesë e këtyre janë zëvendësuar nga listat shumë emërore.

Aktualisht, Parlamentit i mungojnë 18 deputetë pas shterimit të listave të opozitës për plotësimin e vendeve vakante.

“Në muajin shkurt 2019 deputetët e partive opozitare kanë deklaruar publikisht dhe kanë depozituar pranë Kuvendit të Shqipërisë dorëheqjet në bllok nga ushtrimi i mandateve të tyre si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga sa është bërë publike Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit pa vonesë ka njoftuar KQZ-në, për krijimin e vakancave në Kuvendin e Shqipërisë si pasojë e këtyre dorëheqjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për kandidatët sipas listës shumë-emërore të çdo subjekti zgjedhor për çdo zonë zgjedhore.

Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?

Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktuale të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore dhe për çdo subjekt, sipas listës emërore të deputetëve aktuale në shkallë vendi”, thuhet në kërkesën e Metës.

  • kerkesa meta 1
  • kerkesa meta 2 1

KQZ Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.