Lëvizjet në policinë e Shtetit vijon ende, teksa mësohet se pas 3 vitesh në detyrë është shkarkuar kreu I policisë së Durrësit, Alfred Çepe.
Sipas BalkaWeb, drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet sot. Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.