Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lëvizjet demografike, uljet e lindjeve, emigracioni dhe plakja e popullsisë, cilat qarqe kanë rënien më të fortë?

18:10 / May 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bebe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 20201 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien e lindjeve, emigracionin e lartë dhe plakjen e popullsisë.

Përllogaritjet e popullsisë në 1 Janar 2021 tregojnë se vetëm dy qarqe të vendit shënuan rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetë qarqet e tjerë shënuan rënie të popullsisë. Rritja më e madhe u shënua në Tiranë (+ 0,7 %), ndjekur nga Durrësi (+ 0,5 %).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet Gjirokastër (- 2,3 %), Berat (- 2,1 %) dhe Dibër (- 1,9 %).

Qarku me raportin e varësisë së të rinjve më të lartë është Kukësi (33,1 %), i cili po ashtu rezulton edhe si qarku me raportin e varësisë së të moshuarve më të lartë (24,9 %) bashkë me qarkun e Lezhës.

Popullsia në numër shënoi rënien më të madhe në Berat me një pakësim prej 2500 personash, ndërsa Tirana kishte shtesë më të lartë me rreth 6 mijë persona plus në vitin 2021.

Popullsia e vendit në tërësi në fillim të vitit 2021 ishte 0,6% më e ulët së me 1 janar 2020. Zhvillimet demografike u ndikuan nga faktorë vitin e kaluar. Pandemia Covid -19 rriti vdekshmërinë në rekorde gjatë vitit të, ndërkohë që emigracioni u frenua për shkak të kufizimeve pandemike.

Gjatë vitit 2020 humbën jetën 27.605 persona, duke shënuar një rritje me 25,8 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2020, të gjitha qarqet e vendit shënuan rritje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2019. Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 627 vdekje, ndërsa numri më i lartë, në qarkun e Tiranës, me 7.129 vdekje, për vitin 2020. Rritjen më të lartë në përqindje të vdekjeve, gjatë vitit 2020, krahasuar me vitin 2019, e zë qarku i Lezhës, me 34,2 %

Popullsia e Shqipërisë në vitin 2031, sipas projeksioneve të përditësuara (2019-2031), llogaritet të jetë 2.745.996 banorë. Ky numër është rreth 36 mijë banorë më pak krahasuar me numrin e popullsisë në Projeksionet e Popullsisë 2011 – 2031. Ndryshimi i këtij numri është pasojë direkte e normave më të ulta të lindshmërisë dhe shpërndarja gjinore e emigrantëve e cila nuk përkon me hipotezën e Projeksioneve të Popullsisë 2011 – 2031.

Mirëpo tre matje indirekte që ka bërë Instituti i Statistikës sugjerojnë se popullsia e vendit është tkurrur gjatë dekadës së fundit nga 350-600 mijë persona. Ndërsa një studim i Institutit për Studime Ndërkombëtare i Vjenës tregoi se Shqipëria ka emigruar vetëm në Europë 500 mijë persona. Shifra doli në bazë të lejeve të aplikimit për qëndrim në këto vende nga 2010-2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.