Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizjet e Ramës në Asamblenë e PS-së, Mentor Nazarko: Përgatitje për ngjarje të reja elektorale

19:14 / July 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar vendimet e marrë gjatë ditës së mërkurë në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku u shkarkua Damian Gjiknuri dhe u zëvendësua nga Blendi Klosi. Sakaq, Bledi Çuçi u emërua si kryetar i grupit parlamentar.

Në një lidhje me ‘Special Report’, Nazarko i konsideroi këto lëvizje nga ana e kryeministrit Rama, për të treguar që Partia Socialiste është një makineri gjithmonë në funksion.

Gjithashtu sipas tij, Rama e përdor këtë periudhë për të demostruar risi dhe pse jo për ta bërë gati partinë e vetë për ndonjë vendimmarrje të rëndësishme politike.

“Kjo është një lëvizje tipike që përsëritet çdo vit. Gjatë periudhës së pushimeve, Zoti Rama për të ruajtur iniciativën politike, por dhe për të treguar që Partia Socialiste është një makineri gjithmonë në funksion, e përdor këtë periudhë për të demostruar risi dhe pse jo për ta bërë gati partinë e vetë për ndonjë vendimmarrje të rëndësishme politike. Ka kohë që përflitet për zgjedhje të parakohshme. Zoti Rama duke parë dobësinë e opozitës dhe duke shmangur koston morale që ia jep çështja e inceneratorëve, mund të mendojë hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme dhe për të këtë arsye në krye të partisë nevojiten figura që kanë energji dhe kanë atë imazhin të demostrojnë që kanë distancë të mjaftueshme ndaj një afere si kjo.

Siç kam kuptuar emërimi i zotit Klosit nuk është një emërim definitiv, por një emërim me detyrën për ta riorganizuar sekretariatin dhe bashkë me Zotin Gjiknuri kanë lëvizur të gjithë sekretarët. Pra, do të kemi një drejtim të ri të partisë dhe për këtë mendoj që është një përgatitje për një ngjarje të re apo ballafaqim të ri, pse jo dhe elektoral”, tha Nazarko.

Damian Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.