Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku mësohet se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, një 39-vjeçar.
NJOFTIMI I POLICISE
Lezhë
Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.
