Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Torovicë të Lezhës. Si pasojë ka vetëm dëme materiale por jo në njerëz. Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në fshatin Torovicë, Lezhë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.F.
Nuk ka dëmë në njërëz, ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
