Një ngjarje e rëndë tronditi minuta më parë qytetin e Lezhës. Burime pranë Komisariatit të Policisë bënë me dije se një 35 vjeçar mbeti i plagosur në këmbë, sakaq efektivët e Policisë lokale nisën punën për zbulimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale.
Njoftimi i Policisë Lezhë:
Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.