Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lezhë/ “Poker” në lokal, arrestohen dy shtetas, mes tyre pronari

15:00 / August 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 08 01 at 2.16.05 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy shtetas janë arrestuara dhe 12 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u kapën nga policia e Lezhës duke luajtur në ambientet e një lokali në Rrilë.

Një nga dy të arrestuar është pronari i lokalit, ku po luhej “Poker”.Policia ka sekuestruar tavolinën ku luhej “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Rrilë, Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, për goditjen e një tjetër rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishin organizuar lojën “Poker”, në ambientet e lokali në fshatin Rrilë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i lokalit).

Procedohen penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur.

Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë dhe me ato të FNSH Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca policore, për një rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në një objekt trekatësh, në fshatin Rrilë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game Over”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit , 38 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, dhe  30 vjeç, banues në Krujë.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë teksa kishin organizuar në ambientet e një lokali, në katin e dytë të një objekti trekatësh, në pronësi të 38-vjeçarit, në fshatin Rrilë, lojën e fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.