Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në derën e një dyqani në fshatin Gocaj të Lezhës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Mësohet se dyqani është në pronësi të Arben Malotaj, ndërkohë që nuk raportohen lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve.
Lezhë/Informacion paraprak
Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
