Libani është goditur sot nga një tjetër shpërthim, ndërkohë që retë e tymit kanë mbuluar qiellin.
Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në një depo armësh në Hezbollahut.
Sipas “Daily Mail” burime zyrtare kanë deklaruar se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një gabimi teknik dhe për pasojë janë plagosur disa persona.

Qytetarët kanë dëshmuar të trembur se kanë ndjerë tokën të dridhej dhe kanë parë njerëz të plagosur.
Një zyrtar i Hezbollahut tha se natyra e shpërthimit nuk ishte ende e qartë, ndërsa një zyrtar libanez i sigurisë tha se shpërthimi kishte ndodhur në një depo armësh.
Hezbollah dhe Izrael bënë një luftë njëmujore në 2006-ën, që kur grupi i mbështetur nga Irani mendohet të ketë grumbulluar dhjetëra mijëra raketa.
Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë mbi shpërthimin e sotëm.
Ndërkohë kujtojmë se qeveria e Libanit dha dorëheqjen pas shpërthimit në Bejrut që vrau gati 200 njerëz, plagosi 6.500 të tjerë dhe shkatërroi pjesë të mëdha të qytetit.
