2 gra janë përfshirë në një sherr të paprecedentë në një fshat të Librazhdit, ku një shtetase 50-vjeçare ka dhunuar një grua tjetër.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasja me inicialet L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.
Pas kësaj ngjarjeje, 50-vjeçarja është vënë nën hetim nga uniformat blu për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen L. T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Mirakë, Librazhd, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobta, ka goditur me grushte, shtetasen E. T.
