Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Libri i ri për Whitney Houston zbulon të fshehtat e seksualitetit dhe dobësitë

18:43 / February 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
we 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një libër i ri për legjendën amerikane të muzikës ‘soul-pop’ Whitney Houston zbulon karakterin e çiltër e frymëzues të këngëtares afro-amerikane, por dhe dilemat e saj që nganjëherë binin ndesh me edukimin fetar kristian, apo normat shoqërore me të cilat ishte rritur.

Kësaj jave mbushen 10 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares.

Autori Gerrick Kennedy shkruan në librin e tij “Didn’t We Almost Have It All: In Defense of Whitney Houston” se mes shumë dilemash të edukimit fetar që kishte marrë që e vogël, Whitney kishte fshehur shumë aspekte të karakterit, madje dhe seksualitetin e saj.

“Për arsye se muzika e saj nuk përputhej me atë që pritej nga një vajzë zezake në vitet ’80s, ajo konsierohej si ‘jo aq sa duhet zezake’. Disa e vinin në lojë dhe disa spekulonin që atëherë për seksualitetin e saj”, shkruan autori.

E rritur në Newark, NJ, Whitney ka qenë nën tutelën e nënës së saj Cissy, kristiane e devotshme dhe anëtare e korit të kishës .

Në libër autori thotë se Whitney ndjehej ndryshe që kur ishte e vogël, ishte si “një djalë me rroba të pista e kordele flokësh që zgjidheshin nga nëna e saj”. Ajo preferonte xhinse dhe shpesh vraponte me dy vëllezërit Gary e Michael.

Autori shkruan se në verën e vitit 1980, kur ajo ishte 17 vjeçe u njoh me 19-vjeçaren Robyn Crawford, kur punonin në qendrën komunitare East Orange Community Center në New York.

re 1 4

“Ato u lidhen shpejt dhe ishin të pandashme atë verë, ku ishte njëra ishte dhe tjetra,” shkruan Kennedy.

Autori shkruan se Whitney e Robyn ishin të lidhura ngushtë aq sa kalonin kufijte tradicionale te miqesise.

Ato shkonin bashkë në plazh dhe në klube homoseksualësh në New Jersey.

Libri thotë se Robyn e çonte Whitney me makinë në baret ku do të këndonte.

“Ato ishin partnere në sensin tradicional dhe nuk kishin biseduar kurrë për etiketime si ‘gay’, lesbike apo biseksuale, edhe pse putheshin apo flinin bashkë”, shkruan Kennedy.

Më vonë Robyn Crawford shkruante për marrëdhënien e saj me Whitney Houston: “Ishim shoqe, ishim të dashura, ishin gjithçka për njëra-tjetrën”.

Por kisha dhe industria e muzikës ishin shumë homofobike dhe Whitney e dinte se lidhja e tyre duhet të merrte fund kur mori kontratën muzikore nga Clive Davis, shkruhet mes te tjerash ne liber.

“Ti e di se çfarë ndjeje për ty dhe do ta kemi përgjithmonë atë”, shkruan Kennedy për mënyrën sesi Whitney i dha lajmin e kontratës të dashurës së saj.

Prej vitit 1985 albumet e Whitney Houston ishin në vend të parë të listave të dëgjimit.

Historia e dashurisë me Robyn nisi të shkaktonte zhurmë kur Whitney e caktoi atë si përfaqësuese ekzekutive — “një rol që nisi të zgjerohej me kalimin e kohës,” shkruan Kennedy.

“A ishte gay këngëtarja e famshme?”, të gjithë donin ta dinin, shkruan autori.

E përditshmja Washington Post e kishte pyetur këngëtaten për natyrën e miqësisë me Robyn, dhe ajo ishte përgjigjur e acaruar, “Ajo punon për mua por përsëri jemi shoqe të ngushta.”

Rrjedhimisht Whitney u bashkua me këngëtarin Bobby Brown, dhe martesa e tyre në 1992 kishte kuptim pasi Bobby duhet të pastronte imazhin e tij të ‘djalit të keq’, ashtu si dhe Whitney që duhet t’i shpëtonte zhurmave të homoseksualitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktorja rezulton pozitive, ylli i serialit “Gjeniu” del negativ: Zbardhen rezultatet e hetimit për drogë

22:01 / September 30, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Pas 12 vitesh, Rita Ora merr më në fund patentën e makinës në Los Angeles

11:51 / September 29, 2026

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.