Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lideri opozitar Navalny pas rehabilitimit nga helmimi i vendosur të kthehet në Rusi, Kremlini nuk pranon

10:41 / October 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
navalny 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikani rus i opozitës, Aleksei Navalny është shprehur i gatshëm që të kthehet në Rusi. Ndonëse Kremlini është duke bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar atë që të kthehet në Rusi, opozitari këmbëngul se do të rikthehet.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan CBS, Navalny tha se planifikon të kthehet brenda muajsh dhe të vazhdojë luftën e tij kundër korrupsionit. Ai foli nga Berlini, ku po shërohet nga helmimi me agjentin nervor Noviçok. Navalny është helmuar në një fluturim nga Siberia në Moskë, më 20 gusht. Laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konfirmuar se Navlany është helmuar me Noviçok. Kremlini e mohon helmimin e tij dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë dhe një subjekti, për helmimin. Navalny, kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, përsëriti për CBS-in se ai është i sigurt se Putini është përgjegjës për helmimin. “Unë mendoj se Putin përdor armë kimike për të bërë dy gjëra – për të më vrarë dhe për t’i tmerruar të tjerët”, tha Navalny.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat se Putin është përgjegjës janë “të pabaza” dhe “të papranueshme”. Navalny ka dalë nga spitali në Berlin më 22 shtator, pasi ka kaluar 32 ditë në klinikë. Sipas CBS-it, ai është ende nën mbrojtjen e Qeverisë gjermane, sepse ka shqetësime se mund të jetë shënjestër e një helmimi tjetër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.