Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lidhën dhe grabitën familjen në Tiranë, arrestohen tre autorët. Dy prej tyre vëllezër

11:58 / May 2, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arma lume
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e një nate më parë në fshatin Qinam ku tre persona të armatosur kanë marrë një sasi parash dhe bizhuteri në shtëpinë e Bashkim Zykaj.

Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi tha se ata janë identifikuar dhe arrestuar ndërkohë që armët i kishin hedhur në lumin Tapizë.

Lidhën dhe grabitën familjen në Tiranë, arrestohen tre autorët. Dy prej tyre vëllezër

Tiranë – Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh në banesën e shtetasit B. Z.

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen nga Policia tre autorët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.
 
Vijon puna nga polumbarët e RENEA-s, në lumin Tapizë, për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Siç jeni në djeni, në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar.
 
Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.
 
Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve:

  • J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);
  • N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël;

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

 Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të panashëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.