Një i ri shqiptar rrezikon të paktën 5 vite burg në Belgjikë, pasi përhapte propagandën e ISIS nëpërmjet internetit. 31-vjeçari Shkëlzen K. doli përpara gjykatës në Mechelen, ndërsa sipas akuzës ka përdorur 60 llogari Twitter për të shpërndarë propagandën e Shtetit Islamik.
Ai tha para gjykatës se në ideologjinë e ISIS dhe shpërndarjen e ka bërë pasi ishte thjesht kurioz. Shkëlzen K. u largua nga Shqipëria pasi babai dhe vëllai i tij u vranë për shkak të gjakmarrjes.
Në akuzën e bërë nga prokuroria 31-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një grup terrorist, përhapjen e propagandës terroriste, rekrutimin e njerëzve për të kryer akte terroriste dhe keqpërdorim të komunikimit elektronik.
Madje dyshohet se ka lidhje me Ardit Ferizin, një haker kosovar i cili u dënua me 20 vite burgim për shkak të nxjerrjes së informacioneve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ai ishte kurioz për ISIS dhe vuri re se njerëzit iu drejtuan atij, por interesi i tij ishte thjesht virtual”, tha avokati i 31-vjeçarit.