Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lidhje me krimin, shkarkohet Shkëlzen Selimi, gjyqtari që “fali” për Gërdecin dhe 21 Janarin

16:29 / February 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkelzen selimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi unanimisht nga detyra ish-gjyqtarin e lartë Shkëlzen Selimi, duke lënë në fuqi vendimin për largimin e tij nga drejtësia dhënë gjatë verës nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit (KPK).

Vendimi u deklarua nga trupa e shkallës së dytë të Vetting-ut me kryesues Sokol Çomon, relatore ish-prokuroren e përgjithshme Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) e dha vendimin menjëherë pasi u mbyll në dhomë këshillimi.

Shkëlzen Selimi, i etiketuar ndryshe si gjyqtari gjysë milionë eurosh, nuk u konfirmua as nga KPK. Ai është i vetmi gjyqtar i lartë që deri më tani është shkarkuar vetëm për një komponent që është papërshtatshmëria e figurës. Ndërkohë që nuk u skanuan gjetje për pasuritë e tij të dyshimta apo edhe për aftësitë profesionale përderisa ai mbylli në dhomë këshillimi dosjen e tragjedisë së Gërdecit.

Nga gjetjet e KPK-së, ish-gjyqtari i lartë rezultoi se kishte njohje me individë të krimit të organizuar dhe për pasojë është i ndikueshëm nga krimi. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë ndërkaq se Selimi kishte kontakte të drejtpërdrejta me Arben Isufin, i njohur ndryshe me nofkën Ben Qimja dhe për të ish-gjyqtari i lartë kishte ndërhyrë për të bllokuar ekstradimin e tij në Itali.

Shkëlzen Selimi është gjyqtari i dhjetë për të cilin shkalla e dytë e Vetting-ut i nxjerr përfundimisht nga rruga e drejtësisë. Gjatë kësaj jave, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi edhe një tjetër gjyqtar të lartë, Artan Zeneli, i cili jo vetëm nuk justifikon pasuritë, por i është revokuar edhe viza nga Ambasada Amerikane.

Në listën e pasurive të gjyqtarëve Shkëlzen Selimi paga vjetore e të cilit si gjyqtar është 15 milionë lekë të vjetra në vit, ka një pasuri prej 370 milionë lekësh me një rritje prej 96 përqind.

Gjyqtari Selimi thotë se ka të ardhura nga qiraja e një pike karburanti në Vlore, aty ku ai dikur ka punuar si gjyqtar. Me përkrahje të fortë politike nga qeveria e vjetër, Shkëlzen Selimi shkoi drejt Gjykatës së Lartë atje emrin e tij mbajnë disa çështje të bujshme dhe shumë të diskutueshme.

Një prej tyre është dosja e Gërdecit, me dhjetëra viktima nga shpërthimi i tmerrshëm. Shkëlzen Selimi ishte pjesë e trupit të gjyqtarëve që dha vendimin për aksident teknologjik, duke shpëtuar nga përgjegjësia penale shumë emra të njohur.

Në listën e çështjes që ka trajtuar janë disa raste flagrante ku ai ka dhënë vendime kundër drejtësisë. Por ajo që do mbahet mend është dosja e “21 Janarit”, mbyllja e së cilës shpëtoi nga përgjegjësia politikanë dhe njerëz të lidhur ngushtësisht me politikën. / tirananews.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protestën e ushqejnë shumë rrëke e lumenj të vegjël”, Curri: Po na vjen leku dhe ne po themi nuk e duam

23:00 / June 29, 2026

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.