Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Liljana Çefa, mësuesja e dy brezave të piktorëve që vijon t’u japë jetë telajove të bardha

19:59 / May 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cefa 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka vite që punon me pasion në artin e pikturës, nga “duart” e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë. Dhe tani, edhe pse në moshën 84-vjeçare, piktorja Liljana Çefa vijon të mos ndahet nga penelatat.
Përballë piktorit Helidon Haliti në “Mes dy botëve” në RTSH, Liliana Çefa shprehet se forca e saj ka qenë dhe familja, e veçanërisht bashkëshorti i saj që e mbështeti deri në fund.

“Unë dhe Valentina Balli jemi vajzat e para të Akademisë së Arteve, Vajzat e para që kemi dalë. Ni ndihemi të plotësuara. Unë kam pasur një fat të madh sepse më ka ndihmuar shumë burri, shumë punë shtëpie, shumë me fëmijët, më ka dhënë forcë për pikturë. Në momentin e vdekjes, kemi qenë unë dhe Andi (djali), aty afër më kapi dorën dhe ma puthi vetëm prej pikturave që kam bërë. Më pati dhënë emocion të fortë që nuk e harroj një gjë të tillë”, thotë ajo.

Një emër i bukur i artit – Liliana Çefa (Hila) shprehet se artistët aso kohe kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar dhe sugjeruar për të pssur vepra më cilësore. “Kemi qenë shumë të mire, shkonim tek njëri-tjetrit, shikonim njëri-tjetrin, jepnin mendime, ishin shumë të sinqerta raportet.

Periudha më e bukur ka qenë e Liceut Artistik. Kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Që kur mbarova shkollën e lartë, nuk kam qëndruar asnjë vit pa marrë pjesë në ekspozita. Njëherë kam qenë në Tiranë që kam marrë pjesë, kam marrë dhe dy ccmime. Njëra me një partizane e strehuar në shtëpi duke mësuar fëmijët si të shkruajnë dhe një fëmijë ngjitet me tabaka me fruta. Të varur në atë traun, pushka, xhaketa. Janë në Galerinë e Arteve, por janë nëpër fonde sepse politika ka bërë punën e vet. Por nuk duhet. Nëse ka gabuar, nuk ka qenë i mirë Enver Hoxha, por shumë partizanë kanë qenë të mirë dhe janë nisur për të çliruar vendin. Ajo partizane që kam pikturuar unë, ajo do ketë qenë e mire”, thotë me plot pozitivitet artistja shkodrane.

Liljana Çefa është fituese e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Ndër to mund të veçohen çmimi i parë i fituar në vitin 1997 në konkursin e pikturës të revistes “Pediatria” në Romë të Italisë, në 2007, Medalja e Argjendë Internacionale në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Artit në Belgjikë etj. Për vlerat e saj si piktore, por edhe si pedagoge e pikturës, piktorja Liljana Çefa është nderuar në vitin 2000 me titullin “Krenaria e Qytetit” nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ndërkohë që më parë ka marrë edhe titullin “Naim Frasheri”.

Liljana Çefa Mësuesja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.