Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lindita Kokaj/ Atë cfarë i bëri njerëzimi natyrës, sot natyra po na e kthen ne

13:02 / April 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto foto të realizuara këtë të dielë në malin e Shëngjinit, janë një dëshmi e qartë se cfarë dora e njeriut i ka shkaktuar natyrës, një masaker mjedisore.

Zjarret e rëna në veren e 2016-ës dhe të 2019-ës shkrumbuan të gjithë kuroren e gjelbërt. Trungjet dhe rrënjët e pishave të djegura tashmë rënkojnë me kujë, për të na zgjuar e prekur ndërgjegjen tonë.Çdo prill-maj pjalmi i pishave zverdhonte ballkonet, dhe aroma dëgjohej në tërë qytetin.

WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.02 1

Tashmë edhe sytë nuk ndeshin më gjelbërim.Pyjet i shkatërruam, me zjarre, prerje të paligjshme, duke dëmtuar edhe pritat e gurta.Natyren e bukur të fshatrave malor e braktisëm, dhe rendem drejt zonave urbane në tym dhe smok, e ndërsa sot të gjithë ëndërrojnë të jenë pikërisht tek ato kulla ndër male e fshatra, ku edhe kulmet janë shembur, të pinin ujin e kulluar të gurrave, dhe jo atë të shisheve plastike të marketeve.

I braktisëm tokat bujqësore, duke i lënë djerrë nga pamundësia apo dhe faktorë të tjerë dhe ushqehemi me produkte importi, të rritura me hormone e të stazhonuara për vite në kushte frigoriferike.Bagëtitë ushqeheshin bio me barin e malit e të fushës, e ndërsa sot mjafton një injeksion me hormone apo koncentrat dhe e sevirim në tavolinat tona.
I ndotëm ujrat e lumenjve, detrave dhe oqeanëve me plastikë dhe mbeturina të tjera.
Shkatërruam në mënyrë makabre floren dhe faunen, betonizuam të babëzitur zonat e mbrojtura natyrore, brezin e rërës madje dhe nëbrendësi të detit.

Gjatë gjithë këtyre viteve u treguam të pamëshirshëm me natyren, dhe sot natyra po tregohet e pamëshirshme me ne.Nuk do të kishte ndoshta sot as Covid 19 apo ndonjë tjetër virus, që do ta gjunjëzonte njerëzimin, nëse ne do të ishim treguar me zemërbutë me Nënen NatyrëÇ’të mbjellësh, do të korresh, dhe kështu realisht ka ndodhur edhe me ne të babëziturit dhe të pamëshirshmit NJERËZ.

WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.00 1
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.00
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.02 2
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.02 1
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.01 3
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.01 2
WhatsApp Image 2020 04 19 at 13.01.01 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

16:21 / August 21, 2026

Gjuha e urrejtjes të ngarkon psikologjikisht dhe të çon drejt krimit

13:59 / August 20, 2026

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

17:02 / August 19, 2026

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

10:19 / August 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.