Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lindita Nikolla tregon sfidat dhe paragjykimet me të cilat është përballur në politikë

18:41 / November 26, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarrë Prezenca e OSBE-së në Tiranë për të promovuar më shumë barazinë gjinore dhe agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla foli mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe pjesëmarrjen e gratve në politikë.
Ajo tregoi dhe mbi sfidat e saj gjatë rrugëtimit politik,d uke filluar që nga zgjedhjet vendore.
“Duke reflektuar për rrugëtimin tim politik edhe kontributit tim modest në detyrat që kam pasur, e përsëris se ia ka vlejtur ky angazhim. Ja ka vlejtur për të mundësuar më shumë ndryshime, për të realizuar më shumë ide, që nëse nuk do tëisha në politikë, do ta kisha të pamundur. Duke nisur nga përballja ime e parë në elektorat me komunitetin, për zgjedhjen e kryetarit të njësisë bashkiake në vitin 2007, kur përballë meje ishte një burrë dhe atëherë forca ime politike ishte në opozitë. Përballova hezitimin e komunitetit dhe zhvillova një fushatë, që unë e kam titulluar fushatë jo derë më derë, por zemër më zemër, me idenë për të kontaktuar me çdo familje dhe çdo banor të komunitetit. Po ja dolëm, ja dolëm të ishim një fushatë fituese ,edhe pse ishim në opozitë, edhe pse isha një grua. Një komunitet heterogjen në mini-Bashkinë Nr. 1 në Tiranë, ajo zgjodhi t’i besojë një gruaje dhe më pas kontributi im së bashku me skuadrën e Njësisë Bashkiake nr. 1 bëri të mundur që në zgjedhjet pasardhëse, fitorja të ishte edhe më e thellë, besimi të ishte edhe me i madh dhe shërbimi për qytetarët më i dobishëm”, u shpreh Nikolla.

Nikolla u ndal edhe në vendimin që mori si Ministre e Arsimit për të mbyllur universitetet private të cilat nuk plotësonin kriteret. “Në lidhje me dyshimin që pritshmëritë janë që gratë duhet të bëjnë punë të thjeshta sepse janë të paragjykuara, mund të pohoj se edhe unë ham paragjykuar në detyrën time në disa raste. Kujtoj këtu vendimin e vështirë për mbylljen e 22 universiteteve private; kujtoj rrugëtimin e gjatë që ne bëmënë kontrollin e verifikimit të ligjshmërisë dhe asnjë nga burrat pronarë të universiteteve, as nuk e mendonin dhe as nuk e besonin që një grua ministre do të merrte një vendim të fortë, por të duhurin, për mbylljen e 22 universiteteve. Paragjykim që unë e kam ndjerë edhe në opinionin publik, duke parë qënuk mundet një grua që nuk bërtet, një grua e qetë, një grua qëmë shumë dëgjon, të ketë aftësi të tilla që të marri vendime kaq të forta, sepse lidershipi i fortë gjithmonë asociohet me lidershipin burrëror”, nënvizoi Nikolla.

Sipas saj, ky paragjykim vjen edhe nga mentaliteti i shoqërisë që sukses në politikë arrijnë burrat e fortë të politikës. “Rrugëtimi im politik ka qenë një rrugëtim i hapave të vegjël, duke e filluar nga baza, ndaj unë do t’i ftoja të rinjtë dhe të rejat që të guxonin, të bashkoheshin, të ishin pjesë e politikës,të ndiqnin me pasion hapat e vegjël të rritjes në karrierën politike, sepse jo rrallëherë është krijuar edhe një kulturë do të thoja e mbrapshtë e përfaqësimit, që shpesh herë të rinjtë i atashohen një force politike jo për programin, për misionin apo pasionin që ato kanë për ta përdorur forcën politike si një instrument për të ndryshuar ca realitete, të cilët ata veç e veç e kanë të pamundur t’i ndryshojnë, por duke qenë bashkë dhe duke e pasur këtë instrument të rëndësishëm që është partia politike ato të bëjnë të mundur ndryshimin, shpeshherë atashohen për arsye pragmatiste, padashur t’i paragjykoj. Investimi më i sigurt është ky investimi i hapave të vegjël dhe i kontributeve për t’u rritur dhe për t’u formësuar si lider në politikë”, deklaroi Nikolla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.