Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Linjat e shpejta të urbanëve bëhen aktive brenda verës/ Të parat Unaza, Tirana e Re dhe Kombinat-Kinostudio

17:57 / February 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobuza urban
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda verës pritet që në Tiranë të bëhen funksionale linjat e shpejta të autobusëve. Bëhet fjalë për Unazën, Tiranën e Re dhe linjën Kombinat-Kinostudio. Këto linja do të kenë korsi të dedikuara dhe të pandërprera, çka do të mundësojë lëvizje më të shpejtë të qytetarëve që përdorin transportin publik.

“Do ketë dyfishim te shpejtësisë, do përgjysmohet koha e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane, do rritet kapaciteti i transportit”, tha Dashnor Mema, kryetar i Unionit të Transportit Publik.

Me ndryshimet që priten të bëhen në sektorin e transportit publik, që si synim kanë përmirësimin e shërbimit për qytetarët e që rrjedhimisht do të sjellë edhe numër më të lartë të përdoruesve, nuk do të ketë ndryshime në çmimin e biletës.

“Nuk besoj se do të ketë ndryshime në çmim, por do të jenë linja që do lëvizin më shpejtë dhe do ndihmojnë në uljen e trafikut”, shtoi Mema.

Mbi 250 mijë veta në ditë përdorin transportin publik ne kryeqytet. Numri i qytetarëve që përdorin autobusët si mënyrë lëvizje në Tiranë u shtua edhe më tepër pas rritjes së çmimit të karburantit. Por shpeshherë për këtë sektorë ka ankesa nga qytetarët për pritjen e gjatë në stacion apo mbushjen përtej kapaciteteve të autobusëve. Me ndryshimet e reja pritet që pritja në stacion e qytetarëve të shkojë në 3 minuta për të gjitha linjat dhe cilësia e shërbimit të rritet./Tch

Kombinat-Kinostudio
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.