Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Liqeni i Butrintit, pasuria e botës antike dhe kryevepra e natyrës

23:24 / April 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Butrinti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liqeni i Butrintit rri në mes të një pasurie botërore antike si një mrekulli e natyrës për t’i dhënë bukuri mahnitëse një nga vendi më të vizitueshëm nga turistë, thesarit të qytetërimit antik të Butrintit. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë ka publikuar foto mahnitëse nga Liqeni i Butrintit.

Liqeni i Butrintit përbën pjesën qendrore të Parkut Kombëtar Butrint. Sipërfaqja e tij është 1600 ha. Pellgu i tij ujëmbledhës përfshin Lumin e Bistricës në veri, Malin e Miles në lindje dhe lumin Pavllo ne jug.

Liqeni i Bufit (Rrëza) ndodhet në pjesën jug-lindore të liqenit të Butrintit. Sipërfaqja e tij totale vlerësohet rreth 83 ha. Liqeni është i ceket, me një thellësi mesatare prej rreth 1m. Furnizohet nga burimet e fuqishme te kripura te Rrezes në pjesën veri-lindore të liqenit, në shpatin e Malit të Miles.

Ujërat e shumtë të Bufit derdhen më pas në pjesën me jugore të Liqenit te Butrintit nëpërmjet një kanali të gjatë rreth 1 km.

Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është siti i 16 specieve të rrezikuara të florës dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit.

“Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë. Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon.

Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik, një peizazh me monumente më të cilin u dashuruan vizitorët e mëdhenj të shekujve 18 dhe 19.

Zona e Butrintit mban 16 specie në zhdukje të florës përfshirë këtu Agrimonia eupatoria, Capparis spinosa dhe Laurus nobilis.

Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit – Kepin e Stillos – u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peizazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO.

butrinti liqeni Pasuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 17 miliardë euro investime të huaja në Shqipëri, 40% shkojnë në tregun e pasurive të paluajtshme

20:18 / June 25, 2026

SPAK zbardh emrat e grupit të trafikut të drogës/ 50 ton kokainë dhe pasuri prej 150 milionë eurosh të sekuestruara

15:21 / June 16, 2026

Lamallari: 61 milionë euro të sekuestruara në vitin 2025, në fokus edhe kripto-asetet

10:15 / May 25, 2026

Koçiu: 65 mln euro pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara gjatë 2025-ës

12:33 / February 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.