Kryeministri Edi Rama e quan Hashim Thaçin si simbolin e lirisë së Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama teksa shpërndan foton e Thaçit me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan: Liria ka emër!

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përgatiten të dalin për herë të dytë para tribunalit të Hagës. Ata akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Të katërt kanë dalë në seancën e parë të gjykimit dhe janë deklaruar të pafajshëm.
