Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz, Krasniqi takim në Autoritetin Rregullator kroat

11:38 / March 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amrik 768x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria vijon axhendën e takimeve për të kordinuar lirimin e brezit frekuencor 700 MHz (njohur si DD2).

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi dhe delegacioni i AMA-s ishte në një vizitë zyrtare në Kroaci për të diskutuar me homologët kroatë mbi koordinimin e planit frekuencor dhe harmonizimin e parametrave teknikë.

Kryetarja e AMA-s, Krasniqi falënderoi palën kroate për organizimin e shpejtë të këtij takimi dhe për angazhimin në këtë proces tejet të vështirë nga pikëpamja e koordinimit teknik.

Palët diskutuan mbi pikat në të cilat dy vendet kanë çështje për të zgjidhur në vijim të koordinimit të frekuencave të brezit UHF dhe brezin III – VHF.

U dakordësua që të vijojë bashkëpunimi në harmonizimin e parametrave teknikë të rrjeteve kombëtare shqiptare me qëllim arritjen e pajtueshmërisë midis allotmenteve të Tiranës dhe Dubrovnikut (D09).

Pala kroate u dakordësua në parim me planin frekuencor të Shqipërisë dhe do të vijojë punën me administratën e AMA-s për harmonizimin e parametrave teknikë për të shmangur interferenca në të ardhmen. Kroacia ishte një ndër vendet e fundit në rajon që nuk kishte dhënë dakordësinë e saj për planin frekuencor shqiptar.

Më herët, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ndërmori një axhendë takimesh me vendet fqinjë në rajon për shkak të rëndësisë së këtij procesi, si dhe afateve të afërta në kohë për realizimin e tij.

Në vijim të kësaj, në Tiranë u nënshkruan deklarata dypalëshe dakordësie me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe me Kosovën. Kjo do të pasohet me marrëveshjet përkatëse për lirimin e brezit frekuencor dhe finalizimin e këtij procesi brenda afateve të përcaktuara në aktet ndërkombëtare. Me nënshkrimin e “Deklaratës së Përbashkët” institucionale për lirimin e brezit të frekuencave 700 MHz, palët nënshkruese konfirmuan arritjen e një plani të përputhshëm të frekuencave ndërmjet administratave përkatëse mbi koordinimin e frekuencave numerike tokësore, në brezin 470-694 MHz.

Shqipëria për planin e saj frekuencor DD2 ka marrë miratimin edhe të Italisë e Greqisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania pro zgjerimit të shpejtë të BE-së

14:59 / October 4, 2026

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

‘Tajvani’ do t’i lërë vendin një godine të re, Berisha: Jemi kundër ndërtimit në parkun e vetëm në Tiranë, po mbledhim firmat për një peticion

16:26 / October 3, 2026

Rama prezanton platformën “Flamingo Mirror”, ja si do funksionojë/ “Transparencë e plotë”, Rama: Nuk kemi asgjë për të fshehur

15:02 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.