Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lirimi i Gerd Gjeneralit, ministrja e Drejtësisë ‘blic’ në burgun e Drenovës: Drejtori u shkarkua se….

16:00 / March 17, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
gerd gjenerali
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Burgjeve, zhvilloi një vizitë pune në Qarkun e Korçës në agjencitë e varësisë.

Ministrja Gjonaj zhvilloi edhe një vizitë blic në IEVP Drenovë, pas shkarkimit të drejtorit, i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive të të denuarit me burgim te perjetshem, Gerd Gjenerali.

Ministrja tha se shkelje të tilla jo vetëm nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për drejtuesit e tjerë. “Nuk do te tolerojme askend qe shkel ligjin”, shprehet Gjonaj.

Së fundmi, u diskutuan edhe çështje të tjera si rritja e sigurisë në sistemin penitenciar dhe rritja e profesionalizmit të punonjësve në burgje.

Fast Track

Gjate vizitës së Gjonajt në Korçë, u prezantua në Zyrat e ZRPP shërbimi Fast Track, i cili në Tiranë ofrohet prej disa muajsh dhe ka rezultuar model suksesi. Me Fast Track, qytetarët marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë. Fast Track, ka sjellë një revolucion të vërtetë në ZVRPP e vendit, ku qytetarët pa humbur kohë dhe pa kurrëfarë burokracie, përfitojnë shërbime cilësore, e çfarë është më e rëndesishmja, nuk ka më asnjë hapësirë për korrupsion, thekson Gjonaj.

Ndërkohë, vlerësoi edhe punën e ZVRPP Korçë, ku gjatë vitit 2018 trajtoi një numër rekord çertifikatash pronësie,  rreth 90% të lejeve të legalizimit që ju përcollën nga ALUIZNI.

Më pas, ministrja Gjonaj e shqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, zhvilloi një analizë pune në zyrën vendore të ALUIZNI-t Korçë. Gjonaj theksoi se detyra e personelit është t’u shërbejnë në kohë dhe me cilësi qytetarëve, dhe ky duhet të jetë fokusi primar i të gjitha agjencive të varësisë./PANORAMA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani!

22:01 / May 24, 2025

Kryenin marrdhënie s*ksuale dhe i postonin në rrjetet sociale, procedohen dy të moshuar dhe 16-vjeçarja në Korçë

20:40 / May 24, 2025

Rama publikon foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

20:00 / May 24, 2025

U kapën me 23 kg kokainë, arrestohet çifti shqiptar në Itali

19:40 / May 24, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.