Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë mjekun dhe teknikun e shërbimit të imazherisë në QSUT, Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku të cilët u merrnin ryshfet pacientëve për të bërë skaner.
Gjithashtu Gjykata ka urdhëruar pezullim nga detyra për tre muaj për specialistët. Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku u arrestuan ditën e djeshme nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Sipas informacioneve mjekët u kërkonin qytetarëve në këmbim të shërbimit para. Ka qenë një prej qytetarëve të dëmtuar, i cili i ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës ndërsa kjo e fundit i kishte mbajtur nën vëzhgim derisa kishte mbledhur provat për arrestimin e tyre.
