Janë dhënë masat e sigurisë për katër personat e arrestuar pak ditë më parë, pasi akuzohen nga prokuroria se nxorën të dhënat e më shumë se 690 mijë qytetarëve. Policia arrestoi dy specialistët e IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj si dhe 2 përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që i blenë të dhënat kundrejt shumave monetare që varionin nga 20 mijë deri në 30 mijë lekë.
Eni Qirjako është lënë me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë për 3 të tjerët është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
