Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lirohet pas 9 vitesh burg shqiptari që sulmoi me acid në fytyrë avokaten italiane: Tani nuk kam më frikë, ai është në Shqipëri

22:54 / July 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Avokatja Lucia Annibali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prill të 2013-ës, shqiptari Rubin Talaban u pagua 30 mijë euro, për t’i hedhur acid në fytyrë avokates italian, Lucia Annibali në Itali. Dhe tani Rubin Talaban, 41 vjeç, siç zbulohet nga Il Messaggero, është sërish i lirë dhe jeton në Shqipëri pasi ka vuajtur 9 vjet nga 12 vitet e dënimit, në fakt një dënim i formës së prerë. Ai u lirua në prill pas pak më shumë se 9 vitesh burg.

Akti i tmerrshëm ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat, i cili më 16 prill 2013 i kishte kërkuar Rubin Talabanit dhe një shqiptari tjetër, Altistin Precetaj që t’i hidhnin avokates acid në fytyrë. Aso kohe, të dy kanë qenë pranë shtëpisë së saj kur e sulmuan duke i hedhur acid në fytyrë. Të dy shqiptarët ishin dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 12 vite burg, ndërsa porositësi Luca Varani me 20 vjet burg.

Lajmi për lirimin e Talabanit u dha nga avokati i tij, i cili pas një gjyqi në Pesaro për trafik të dyshuar droge, pasi doli nga senaca tha se Talaban është i lirë dhe jeton në Shqipëri. Ai shpjegoi se 41-vjeçari është liruar falë një ligji për krimet e kryera nga të huaj, i cili parashikon që i dënuari të dëbohet dhe të kthehet në shtëpi me ndalim kthimi në Itali për dhjetë vjet.

Lucia Annibali komentoi lirimin e tij duke thënë se nuk e tremb më, pasi është në Shqipëri.

“Kanë kaluar 10 vjet. Ajo iku si duhej të shkonte. U dënua me 12 vjet, vuajti nëntë këtu, dihej se do të dëbohej. Shpresoj se ai e kuptoi sa keq bëri. Dhe gjithsesi nuk më tremb. Është në Shqipëri”, shkruan ajo.

Ajo s’ka pranuar të komentojë për porositësin, Luca Varani, me të cilin më parë kanë pasur një lidhje, mundësinë nëse ai mund të lirohet.

“Do ta mendoj kur të vijë koha”, shkruan Annibali, e cila në dhjetë vjet i është dashur të përballet me një mori operacionesh dhe mbron të drejtat e grave.

Luca Varani vuan dënimin për tentativë vrasje dhe përndjekje./La Repubblica

Lucia Annibali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

20:19 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.