Protestës së autorëve më të mirë shqiptarë dhe Agjencisë Albautor kundër abuzimit me të drejtën e autorit nga ana e Radio Televizionit Shqiptar i bashkohen edhe autore te tjerë të shquar. Së fundmi listës së gjatë të krijuesve i janë bashkëngjitur nga larg Poeti Arben Duka, dhe Kompozitorët Gazmend Mullahi dhe Aleksander Vezuli. Shumë të tjerë pritet të paraqiten në ditët në vijim pranë zyrave të Albautor për të firmosur kërkesën ekstreme ndaj RTSH.
DEKLARATË
Drejtuar: – Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Thoma GËLLÇI, me adresë: Rruga “Ismail Qemali” nr. 11, Tiranë.
I Nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH.
Me keqardhje konstatojmë abuzimin e vazhdueshëm të R.T.SH., që vepron dhe funksionon në bazë të të ardhurave nga taksapaguesit shqiptarë si dhe nga buxheti i shtetit, me të drejtat e autorit. R.T.SH. në mënyrë masive, të vazhdueshme e të përsëritur, shkel të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura që ne përfaqësojmë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Shfrytëzimi i veprave të autorëve nga R.T.SH. përbën një rast flagrant të vjedhjes së pronës të secilit autor të Agjencisë Albautor dhe të abuzimit haptas me kulturën kombëtare dhe vlerat që ajo përfaqëson. Në lidhje me sa më sipër,
JU KËRKOJMË:
– Ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.
– Pagesën e menjëhershme të detyrimit për vitet 2018 – 2019 pranë “S.U.A.D.A.” (Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit), sipas sistemit tarifor të miratuar nga Ministria e Kulturës e të lënë në fuqi me vendim të formës së prerë nga vendimi nr. 186/47 datë 11 Qershor 2019 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
– Mos respektimi i kësaj kërkese, qoftë edhe në një rast të vetëm, përbën shkak për paraqitjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje të përsëritur të nenit 149 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.
Repertorit të secilit autor nënshkrues të kësaj deklarate i bashkohet edhe repertori i përfaqësimit reciprok nga Albautor, me më shumë se 120 shtete të Botës si më poshtë:
SUISA (Zvicër), TEOSTO (Finlandë), UACRR (Ukrainë), SOKOJ (Serbi), UCMR – ADA (Rumani), AUTODIA (Greqi), ACUM (Izrael), CASH (Hong – Kong, Kina), ATN (Kili), AKKA (Letoni), PRS (Angli: Anguilla, Antigua and Barbuda, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Belize, Bermuda, British Antarctic Territory, British Indian Ocean Territory, British Virgin Islands, Brunei, Cayman Islands, Channel Islands, Cyprus, Diego Garcia, Dominica, Falkland Islands, Ghana, Gibraltar, Grenada, Guyana, India, Ireland, Republic of Jamaica, Kenya, Malawi, Malaysia, Malta, Man (Isla of), Montserrat, Nigeria, Pakistan, Pitcairn Islands, St Helena, St Kitts and Nevis, St Lucia, St Vincent and the Grenadines, Seychelles, Sierra Leone, Singapore, South Georgia, South Sandwich Islands, Sri Lanka, Tanzania, Tonga, Trinidad & Tobago, Tristan da Cunha, Turks and Cairos Islands, Uganda, United Kingdom, Zambia, Zimbabve), ARTISJUS (Hungari), JASRAC (Japoni), KODA (Danimarkë), IMRO (Irlanda), LATGA – A (Lituani), JACAP (Xhamaika), STIM (Suedi), ZAiKS (Poloni), SOCAN (Kanada), SACEM (Republika Franceze: France, Martinique, Guadeloupe, Guyane, Reunion Mayotte, Polynesie, Nouvelle-Caledonie, Saint-Pierre, Miquelon; Benin, Burkina, Cameroun, Congo, Congo, Cote d’Ivoire, Djibouti, Egjipt, Gabon, Gambie, Guinee, Liban, Madagascar, Mali, Marok, Mauritani, Niger, Senegal, Tchad, Togo, Tunisie, Turquie, Zaire), HARRY FOX AGENCY – HFA (SH.B.A.), SOGEM (Meksikë), GESAP (Gjeorgji), AKM (Austri), CARCC (Kanada), AMUS (Bosnjë – Herzegovina), OSA (Çeki), SESAC (SH.B.A.), BMI (SH.B.A.), ASCAP (SH.B.A.), AMRA (SH.B.A.), SIAE (Itali), MSG (Turqi), MESAM (Turqi), EAU (Estoni), SABAM (Belgjikë), MUSICAUTOR (Bullgari), GEMA (Gjermani), PAM CG (Mal i Zi), VEGAP (Spanjë), SGAE (Spanjë), ZAMP (Maqedoni), HDS ZAMP (Kroaci), DACS (Angli), SACM (Meksikë), AWGACS (Australi), ASDACS (Australi), AEI (Guatemalë), GHAMRO (Gana), ALCS (Angli), VDFS (Austri), SPA -AUTORES (Portugali), SOCINPRO (Brazil), STEF (Islandë), ECCO (Eastern Caribbean – Saint Lucia), MOSCAP (Mongolia), MCSN (Nigeria), SAVA (Argjentina), SAYCO (Kolumbi), FILMAUTOR (Bullgari), KAPIOSTO (Finlandë), SODRAC (Kanada), SAIF (Francë), OAZA (Çeki), REDES (Kolumbi), OFA (Serbi), ABRAMUS (Brazil), GCA (Gjeorgji), VCPMC (Vietnam), AAS (Azerbaixhan).
1. Jorgo Papingji
2. Agim Doci
3. Feim Ibrahimi (Etrita Ibrahimi)
4. Adrian Hila
5. Luan Zhegu
6. Flamur Shehu
7. Haig Zacharian
8. Endri Sina
9. Josif Minga
10. Aleksander Lalo (Marga Lalo)
11. Aleksander Gjoka
12. Redon Makashi
13. Shpëtim Kushta
14. Kujtim Laro (Alban Laro)
15. Roberto Radoja
16. Alfred Kacinari
17. Gjergj Kacinari
18. Edmond Zhulali
19. Gjergj Leka
20. Ferdinand Deda (Elton Deda)
21. Elton Deda
22. Kristi Popa
23. Gentian Lako
24. Osman Mula
25. Vladimir Kotani
26. Diana Toce Ziu
27. Enver Shengjergji
28. Miron Kotani
29. Pellumb Vorpsi
30. Esat Ruka
31. Fatos Qerimaj
32. Mimoza Tola
33. Ruzhdi Keraj
34. Tasim Hoshafi
35. Eriona Rushiti
36. Enis Mullaj
37. Petrit Terkuci
38. Alban Laro
39. Hektor Duri
40. Klement Marku
41. Fatmir Lela
42. Bledar Sejko
43. Agim Rreza
44. Clirim Denaj
45. Edmond Veizaj
46. Dritan Lumshi
47. Arjan Gjici
48. Mark Luli
49. Ilir Balla
50. Vangjo Toce
51. Mark Gjoka
52. Alket Zaimi
53. Gjergj Hila
54. Leonard Bulku
55. Arjan Toci
56. Servet Dik Cara
57. Todi Dorri
58. Luljeta Bulku
59. Endri Mucaj



