Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LISTA/ Dyqanet, farmacitë dhe bizneset që lejohen hapur pas orës 13.00

16:19 / March 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana bosh ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00, pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë drejtpërdrejt për shkak të kufizimit të qarkullimit për këmbësorët.

Kështu, supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët, përcaktuar në tabelë mund të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00, ka deklaruar në një intervistë televizive ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njëherazi përgjegjës për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Deri më tani aktivitetet që i lejohet të rrinë hapur në këtë situatë, kanë respektuar fashën orare 05:00 – 13:00 nisur edhe nga fakti që qytetarët e zakonshëm nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia pas këtij orari. Por më kryesorja, nisur edhe nga një keqkuptim i këtij urdhri, duke u frikësuar se mund të gjobiteshin nëse e vazhdojnë aktivitetin edhe pas orës 13:00.

Orari i kufizimit 05:00 – 13:00 është për qytetarët që duhet të dalin nga shtëpia për të bërë pazare, tha Arben Ahmetaj.

Deri më tani aktivitetet që i lejohet të rrinë hapur në këtë situatë, kanë respektuar fashën orare 05:00 – 13:00 nisur edhe nga fakti që qytetarët e zakonshëm nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia pas këtij orari. Por më kryesorja, nisur edhe nga një keqkuptim i këtij urdhri, duke u frikësuar se mund të gjobiteshin nëse e vazhdojnë aktivitetin edhe pas orës 13:00.

Orari i kufizimit 05:00 – 13:00 është për qytetarët që duhet të dalin nga shtëpia për të bërë pazare, tha Arben Ahmetaj.

Në urdhrin e datës 20 mars nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, saktësohet në urdhër se nga ora 13:00 e së shtunës, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, pra gjatë gjithë së dielës, do të qëndrojnë mbyllur të gjitha aktivitetet që janë në listën e lejuar, dhe po ashtu nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve në asnjë fashë orare, përjashto forcat e policisë, ushtritë, njësitë kritike shtetërore që duhet të jenë në detyrë në përballimin e situatës me pandeminë, si dhe media.

Ndërkohë, urdhrit të 20 marsit i është bërë shtesa e fundit më 28 mars 2020, me pjesën që nga shtëpia duhet të dalë vetëm një anëtar i familjes dhe kjo, vetëm pasi të ketë marrë leje në sistemin online e-Albania dhe të presë konfirmimin zyrtar me email apo në numrin e telefonit. Me urdhin e ri, ndalohet dalja nga shtëpia e pensionstëve, të cilët shërbimet do t’i marrin në banesë nga autoritetet pëNga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 nuk do të lejohet që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa pjesa tjetër prej 106 aktivitetesh do të lejohen të qëndrojnë hapur edhe përtej orës 13:00.

Aktivitetet që lejohen janë tatimpaguesit qe kryejnë aktivitet ne fushën e prodhimit bimor dhe shtazor, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobileve,prodhimi i energjisë, prodhimi dhe furnizimi me ujë, si dhe shërbimet e pastrimit, ndërtimit te ndërtesave, punimeve inxhinierike te përcaktuara ne tabelën me poshtë te cilat kane statusin Lejohen.

urdhri 1
urdhri1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.