Një komision i përbërë nga tre anëtarë nga Prokuroria e Përgjithshme, ka shpallur 27 fituesit e parë që konkurronin për Oficerë të Policisë Gjyqësore. 27 fituesit kanë dalë në krye të listës, gjatë një konkurrimi mes 171 kandidatëve që ishin pranuar në fazën e dytë të garës, duke kryer dhe procedurën e intervistimit në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme. Lista e firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku, dhe e publikuar nga Prokuroria e Përgjithshme është e mbushur me emra të njohur, ku me sa duket ndikim të madh duhet të ketë pasur dhe ndërhyrjet dhe kunjukturat e brendshme në Prokurorinë e Përgjithshme, në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit (Vetting) dhe në sistemin gjyqësor. Në listë bien në sy emra të personave që kanë punuar në prokurorinë e Shkodrës, në prokurorinë e Tiranës dhe tek Krimet e Renda. I pari që qëndron në krye të listës është Arben Jorgaqi, një ish-oficer në prokurorinë e Vlorës dhe i shkarkuar nga ish-kryeprokurori i Vlorës Ramadan Troci, me motivacion mosparaqitje në punë. Më pas Jorgaqi ndërmori një sulm mediatik ndaj Trocit dhe Llallës në vitin 2017. Por në vitin 2018 Arben Jorgaqi arrin të depërtojë në institucionin e Komisionit të Posaccëm të Kualifikimit, duke shërbyer si këshilltar ligjor pranë një trupe gjyqësore.
Siç raporton “Shqiptarja. com”, pikërisht pranë trupës gjyqësore që kishte në verifikim dhe shqyrtim dosjen e Artan Markut në Vetting, të cilën e kaloi me sukses. Në rrethana ende të paqarta Jorgaqi është shkarkuar nga KPK me vendim të kryetares së këtij institucioni, por Jorgaqi tashmë është bërë pjesë e oficerëve të prokurorisë, pasi që prej 31 majit 2019, është shpallur i pari fitues me 100 pikë të plota ne listnë prej 27 personave. I dyti me 100 pike është renditur djali. i prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, Rezart Hana. Më tej lista emërore e fituesve është me 98 pike, ku e treta është renditur Esmeralda Xholi, sekretare në prokurorinë e Tiranes, njëherësh bashkëshortja e prokurorit Adnand Xholi. Poshtë saj me 98 pike renditet, Armando Felaj, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj. Burri i kësaj të fundit, një muaj më parë u emërua prokuror pranë prokurorisë së Tiranës, pasi kishte fituar procesin gjyqësor në gjykatën administrative. Një muaj pas burrit, Felaj, rregullon dhe vëllain në sistemin e prokurorisë.
E shtata në listën e fituesve është renditur Valbona Kalaci nga Shkodra, me detyrë sekretare gjyqësore pranë Gjykates se Apelit Shkoder, me konkretisht sekretare e ayqtarit Fuat Vjerdha. 114- ti ne listën e fituesve është renditur Real Qeleshi, djali i avokatit Arben Qeleshi, njëherësh vëllai i Joana Qeleshit, kryetares së Gjykatës së Durrësit. E 18-ta është renditur Esmeralda Qafe, e cila rezulton të jetë bashkeshortja e gjyqtarit te Administratives Arjan Qafa. E 22-ta është radhitur Anila Veliu që dyshohet se është një e afërme e Drejtorit te Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Më pas lista e fituesve vijon me Shiqiri Manjanin nga Dibra, i cili sipas burimeve të Shqiptarja.com rezulton se është nipi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Një tjetër emër në listën e fituesve është Gentian Ndoi qe rezulton te jete burri i prokurores Afërdita Ndoi, të cilën Arta Marku e promovoi duke e bërë drejtuese të Prokurorisë së Apelit në Durrës. Ndërsa i fundi që ka fituar është Ermal Kagkini, vëllai i Besart Kagkinit, gjyqtarit të gjykatës Administrative në Tiranë. Nga fillimi i këtij viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60 për qind e rrogës mujore të prokurorëve.
