Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

LISTA/ Mjekë, shkrimtarë e emra të njohur, emrat e propozuar nga demokratët për deputetë

20:40 / July 25, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd11 746x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë.

Ajo që bie në sy në propozimet e Tiranës është se demokratët kanë qenë të fokusuar te dy nga zërat e fortë të opozitarizmit në këto vite Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Tabaku shihet edhe si një kandidaturë e mundshme për zgjedhjet vendore në kryeqytet.

Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka.

Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça.

Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.

Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.

Propozimet e Tiranës

Grida Duma

-Jorida Tabaku

-Halim Kosova

-Oriola Pampuri

-Tomorr Alizoti

-Flamur Hoxha

-Belind Kellici

-Flutura Acka

-Aurel Plasari

-Albana Vokshi

-Gert Bogdani

-Gent Strazimiri

-Aldo Bumci

Në Fier, propozime ka pasur për mjekun e angazhuar gjatë situatës së Covid-19, Gazment Koduzi, anëtaren e Këshillit Kombëtar, Eriselda Prishta.

Dega e PD në Lushnje nuk e ka pranuar ndryshimin e qëndrimit politik nga Myslim Murrizi, duke mos e propozuar atë si kandidat të mundshëm.

Demokratët e Shkodrës i ka dhënë besim ish-deputetëve për të qenë pjesë e listës së kandidatëve, por kanë kërkuar të jetë në parlament edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Një emër i nominuar ka qenë edhe biznemeni Xhemal Bushati dhe Blendi Gjylbegu.

Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqësimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor.

Me një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e vitit 2017, dega e PD Korçë në nivel qarku i ka dhënë disa prej ish-deputetëve besimin për të qenë sërish pjesë e listave të kandidatëve. Në Devoll disa propozime ka pasur edhe për ish-ministrin demokrat, Ridvan Bode që me votat e mazhorancës shkoi në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Propozime ka pasur edhe për studiuesin Erald Kapri.
Pasi la detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, demokratët e Vlorës propozojnë që Bujar Leskaj të përfaqësojë sërish të djathtën në parlament.

Ndërkohë që komuniteti çam në këtë qytet ka propozuar emrin e Dashamir Tahirit si kandidat të mundshëm në listat e demokratëve.

Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish-kreun e Bashkisë Fran Frrokaj. Lezhnjanët propozojnë që në parlament të përfaqësohen edhe me figura si ato e pedagogëve Preç Zogaj, Agron Gjekmarkaj apo edhe një rikandidim të Preç Zogaj.

Në Gjirokastër emrat më të propozuar janë ata të ish-deputetëve aktualë por edhe ai i pedagogut Roland Bejko.

Në listën e propozimeve bëjnë pjesë edhe ish-këshilltari i Presidentit Nishani, Ylli Asllani dhe shkrimtari Bardhyl Londo.

Në Kukës janë propozuar sërish Flamur Noka dhe Isuf Çela teksa në Tropojë një prej emrave të propozuar është edhe ai i politologut Afrim Krasniqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.