Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën zyrtare të zgjedhësve, dhe me një kërkim të thjeshtë, emër, atësi mbiemër mund të gjesh qendrën e votimit ku duhet të votosh.
Pikërisht me këtë votim të thjeshtë zbulojmë dhe se ku do të votojnë liderët e politikës shqiptare, presidenti Ilir Meta, bashkëshortja e tij dhe kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi, ish kryeministri Berisha dhe Lulzim Basha.
Ajo që bie në sy është se qendra e votimit ka ndryshuar vetëm për ish kryeministrin demokrat, Sali Berisha. Në zgjedhjet e fundit ai ka votuar ne qendren e votimit prane Liceut Artistik, por ne keto zgjedhje, qendra e tij e votimit eshte spostuar tek “Shkolla Kosova”, inauguruar nga kryebashkiaku Veliaj pak kohë më parë.