Këshilli Politik nuk arriti ditën e djeshme të gjente një konsensus për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor. Çdo vonesë e këtij këshilli për të miratuar ndryshimet për koalicionet dhe listat e hapura për Denar Bibën do të çojë në mosrealizimin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Biba shprehet se nëse neni 64, pika 3 në Kushtetuese nuk bëhet e zbatueshme me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, KQZ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese te interesuara për zgjedhjet e 25 prillit do ta kenë të pamundur realizimin e tyre.
Sipas Denar Bibës logjika bazë e do që opozita të bëjë gjithçka që këto zgjedhje të behën sa më parë, e jo gjithçka për të kundërtën.
Opozita jashtëparlamentare dje kërkoi që palët t’i drejtohen OSBE- ODIHR për të gjetur një zgjidhje, ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri i ka vendosur një afat opozitës së bashkuar për të paraqitur një listë të përbashkët kandidatësh deri të premten (18 shtator).
