Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se drejtuesit e partive politike kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar në listat e kandidatëve njerëz me standarde dhe integritet.
“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSHC-ve dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje. Integriteti i zgjedhjeve të 25 prillit përcaktohet në Ditën e Zgjedhjeve dhe më parë. Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit. Shqipëria meriton ligjvënësit që do të mbështesë BE në agjendën e reformave për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thotë Soreca në mesazhin e tij.
