Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Listat, mospasja e koalicioneve dhe pragu 5 përqind/ Nis puna për ndryshimet kushtetuese, votohen më 30 korrik

16:24 / July 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gramoz ruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve avancojnë përpjekjet për të realizuar ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 Korrikut, që lidhen me listat e hapura, mospasjen e koalicioneve parazgjedhor dhe pragun 5% për të hyrë në parlament.

Kryeparlamentari Gramoz Ruci tha se kishte firmosur vendimin që dy opozitarët nismëtar të propozimeve për ndryshime kushtetuese, Mulim Murrizi dhe Edmond Stojku të jenë pjesë e Këshillit të Legjislacionit. Ulsi Manja kryetar i Komisionit të Ligjeve i bëri një përmbledhje pyetje që ka shumica qeverisëse drejtuar 4 ekspertëve konstitucionalit që do të asistojnë këtë proces. “A duhet të parashikohet sistemi zgjedhor në Kushtetutë? Ky sistem që propozon opozita a është në ndonjë vend të Be apo rajonal? A ka mekanizma korrigjues ky sistem zgjedhor? Pragu elektoral a cenon të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur?”, shprehet Ulsi Manja. Pyetjet e opozitës parlamentare të lexuara nga Edmond Stojku lidheshin me sistemin zgjedhor.

“Cila formë votimi garanton lirinë e votës dhe përfaqësimin real të zgjedhësve? Cila është forma më e mirë sipas kushteve tona 30 vjecare në demokraci është më mirë sistemi proporcional rajonal apo kombëtar?”, thotë Stojku. Ideja e ndryshimeve kushtetuese u formësua pas firmosjes së kërkesës të 29 deputetëve të opozitës parlamentare por dy prej tyre u tërhoqën. Për të ruajtur numrin 28 të firmëtarëve siç e kërkon ligji për ndryshime kushtetuese dhe shpëtuar nga kolapsi këtë proces, në ndihmë të maxharoncës erdhën 3 deputetë Lefter Koka dhe dy nga PDIU. Këto ndryshime që gëzojnë mbështetjen e socialistëve, kanë prodhuar kundërshtinë e opozitës e cila e gjej vetën në pozita aspak komode nëse në zgjedhjet e ardhshme do të futet në garë pa një koalicion parazgjedhor. /TCH

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Takimi me ministrat në Pogradec/ Rama nxjerr videon, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

13:48 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.