Liverpuli dhe Barcelona janë dy çerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve.
Livepuli mposhti me shifrat 1-3 në shtëpi Bajernin e Mynihut, ndërkohë që Barcelona fitoi me rezultatin tenistik 5-1 ndaj Lyon-it në “Camp Nou”.
Për “Të kuqtë” shënoi dy herë Mane ndërsa goli tjetër mban firmën e Van Dijk. Ndërkohë Bajerni ia doli të tundë vetëm një herë rrjetën falë autogolit të Matip.
Ndërkaq në sfidën tjetër vendosi një dopietë e Mesit, golat e Kutinjos, Pikesë, ndërsa vulosi gjithçka Dembele. Lyon u duk sikur ndezi shpresën Tousart, por reagimi i katalanasve ishte i pamëshirshëm.