Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Llaxore dhe baxhella”. Këto janë gratë deputete, të zgjedhurat tona?!”

20:42 / February 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Artan Fuga me anë të një statusi në Facebook ka ironizuar sjelljen e deputeteve femra, duke kujtuar se ato janë duke i dëgjuar edhe fëmijët e tyre. Sipas tij gjuha e përdorur është e pakontestueshme

Stausi i plotë

Llaxore dhe baxhella

Ik m’i baxhelle !

Shko mos qelbësirë!

Kujt i thua baxhellë, ti je llazore!

Jo po si ty, o qelbësirë!

Hajdute e poshtër, ja se cfarë je!

Ik se të njoh mirë kush je, edhe njëherë po të them je qelbësirë!

Kurvë ! Mos guxo të më thuash mua qelbësirë!

Pise! E korruptuar!

Këto dhe ata që janë me këta shprehin vullnetin e popullit!

Çfarë degjenerimi moral, mendor dhe njerëzor!!!

Këto janë gratë të zgjedhurat tona!?

Imagjinoni burrat!

Këto na tregojnë si duhet të funksionojë universiteti!?

Këto bëjnë ligjet për shkollat! ?

Këto janë gra të elitave tona politike! ?

Këtyre u vjen për të qeshur dhe për të qarë nga protesta universitare!

Këto na emërojnë ambasadorët, na përfaqësojnë me jashtë, zgjedhin gjykatësa, prokurorë, presidenta!?

Këto shkojnë nëpër botë për të dhënë imazhin e Shqipërisë!

Kur fjalori i tyre është :

baxhellë

e përdalur,

pise

llazore

qelbësirë

Më hangsh këtë e më hangësh këtë!

Më kujtohet para disa dekadash Liza e Qymyrit dhe e adhuroj në heshtje duke e parë me sytë e mendjes sesi tërhiqte karrocën me qymyr!

Monument Lizës të Qymyrit që jetonte në vuajtje me djersën e ballit të vet!

Dhe imagjinoni që këto fjalë të ndyra i thonë para kamerave të televizorit, mendoni pak se çfarë fjalori kanë në tru kur janë midis tyre, çfarë bisedojnë midis tyre nëpër kafene, cfarë thonë në momente intime, në biseda me njerëz të besuar.

Këto e këta me pallto të shtrenjta sa një apartament dy dhoma e një guzhinë,

që vijnë me vetura që i përdorin ndofta nuset e mbretëreshës të Anglisë,

që hedhin parfume si të Bebe Rexhës,

Cfarë karagjozlliku, çfarë komedie, çfarë fyerje për shqiptarët!

Imagjinoni që e dinë që i shohin fëmijët e tyre, djemtë dhe vajzat e tyre, mendoni se në çfarë mjedisi edukativ jetojnë përderisa nuk pyesin as për këtë fakt!

Llaxore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.