Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka bërë të ditur nga Lezha nisjen e një operacioni në shkallë kombëtare kundër ndotjes. Ai tha se do ketë ndëshkim kundër të gjithë shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit.

Ministri ka qenë për një inspekti në zonën e lagunës së Kune Vainit dhe Tales ku shoqërohet nga prefekti i Lezhës Gjokë Jaku dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu.

Ministri paralajmëroi nga Lezha, nisjen në ditët në vijim të një operacioni në shkallë kombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

“ndëshkimi ndaj shkelësve apo dëmtuesve të mjedisit do të jetë në dy plane, IKMT do të marrë masa administrative, ndërkohë paralelisht Policia e Shtetit do të hapë hetime penale për vepra kriminale në dëm të mjedisit”- tha Lleshaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here