Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lleshaj: Pasuritë e sekuestruara në dispozicion të Policisë së Shtetit

13:40 / March 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u organizua ceremonia e dorëzimit të 7 mjeteve të dhuruara nga Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë. Ato do të përdoren nga forcat speciale të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë. Në ceremoni mori pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf dhe drejtues të lartë policorë.

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi se përveç makinave, Ministria e Brendshme Federale e Gjermanisë do të ofrojnë edhe trajnim profesional për punonjësit e Policisë Shqiptare. Leshaj përmendi edhe aksionin Anti-KÇK që qeveria ka ndërmarrë për sekuestrimin e pasurive të lidhura me krimin, duke theksuar edhe njëherë tjetër se këto pasuri do të shkojnë si aset për Policinë e Shtetit.

“Kjo mbështetje është shenjë e një bashkëpunim të thellë dhe të vjetër mes dy vendeve. Kemi qenë dëshmitarë të disa paketave të ndihmës që kemi marrë. Kjo paketë nuk bëhet vetëm nga këto automjete por që përfshin edhe trajnim për të punuar sipas standardeve europiane . Me sa ka diskutuar edhe me kolegun gjerman, jam informuar se përpjekja për të thelluar këtë bashkëpunim do të vazhdojë. Ne duhet të ngjitemi aty ku është niveli më i lartë. Ju të gjithë e keni merituar edhe këtë paketë motivimi për t’u ngjitur në lartësinë e seriozitetit të detyrës. Jemi të përfshirë në një angazhim të madh për të thelluar luftën kundër krimit të organizuar. Dje ishin dëshmitarë të miratimit të dy ligjeve të rëndësishme. Të dy këto ligje synojnë të rrisin efektivitetin e policisë së shtetit kundër krimit të organizuar. Qeveria është e motivuar për të rritur mbështetjen e saj ndaj policisë. Paketa dje synon që një pjesë të rëndësishme të aseteve që do të konfiskohen nga beteja e nisur kundër krimit, të vihen në dispozicion të Policisë së Shtetit”, tha Leshaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.