Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar sot shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, duke e quajtur te “turpshme” ngjarjen e një dite më parë në Bushat të Vaut të Dejës.
““Ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin, që del bashkë me shpirtin. Zjarri i djeshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e 3 efektivëve, është militarizmi i një partie që ka humbur edhe kauzën e saj. E neveritshme akuza e opozitës për të larë duart nga akti kriminal i militantëve të tyre. Në mënyrë qesharake ata akuzuan policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, me urdhër të ministrit të Brendshëm.
Përpjekja e Opozitës për të larët duart, tregon qartë se në çfarë katandisje të ultë morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar. Incidenti i mbrëmshëm nuk do të cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Ato do të mbahen në të gjithë vendin. Për arsye të një serie të shkeljeve të rënda, të detyrës dhe ligjit, kryetari i saj s’do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Në këtë rast shpreh mirënjohjen për garantimin e policisë së shtetit. ftoj qytetarët që të distancohen nga veprimet politike. I bëj thirrje të gjithë drejtuesve të bashkive të punojnë për të garantuar të drejtën për qytetarët për të zgjedhur”, tha Lleshaj.
Për këtë ngjarje u arrestuan 15 persona dhe 8 të tjerë janë në kërkim, mes tyre dhe vëllai i kryebashkiakut.
